Paris Saint-Germain po mendon të ndërprenë bashkëpunimin me Sergio Ramos, transmeton Sinjali Sport.
Sipas të përditshmes franceze “Le Parisien”, skuadra kryeqytetase duket se ka humbur durimin për debutimin e mbrojtësit spanjoll.
Qendërmbrojtësi ende nuk ka debutuar me PSG, për shkak të një lëndimi që po e lë jashtë fushave qe një kohë të gjatë.
Skuadra parisiene mund të shikojë një mundësi që të ndërprenë kontratën me Ramosin.
35 vjeçari iu bashkua francezëve në këtë vit si futbollistë i lirë, pasi i skadoi kontrata me Los Blancos.
Lëndimi që e kishte pësuar për gjatë kohës sa ishte pjesë e Real Madridit ka bërë që mbrojtësi spanjoll të mungojë deri tani dhe PSG janë duke menduar për ta sqaruar statusin e tij. /Gazeta Sinjali Sporti/