image Sergio Ramos shpallet mbrojtësi më i mirë në histori të futbollit nga "Globe Soccer"

Futboll

Sergio Ramos shpallet mbrojtësi më i mirë në histori të futbollit nga “Globe Soccer”

news image

Sot në Dubai është mbajtur ceremonia e “Globe Soccer Award”, ku është bërë ndarja e çmimeve për shumë futbollistë.

Mbrojtësi i PSG-së, Sergio Ramos ka fituar çmimin me epitetin e mbrojtësit më të mirë në histori të futbollit.

Ceremonia u mbajt në Dubai, me legjendën e Romës dhe Italisë, Francesco Totti, si ambasador i Serie A.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara u emëruan drejtorët më të mirë sportivë për vitin 2022, duke mposhtur Cristiano Giuntoli të Napolit.

Tekniku italian Carlo Ancelotti ishte trajneri më i mirë i vitit dhe mori çmimin për herë të dytë në karrierën e tij.

/GazetaSinjaliSport/