Paris Saint-Germain ka arritur një fitore shumë të rëndësishme, raporton Sinjali Sport.
PSG mposhtën RB Leipzigun me rezultat 3-2.
Francezët kaluan të parët në epërsi me Mbappen.
Më pas gjermanët përmbysën rezultatin me golat e Silvas dhe të Makieles.
Skuadra parisienë u përkujdes pastaj për përmbysjen e radhës, ku ylli i skuadrës Leo Messi i realizoi dy golat, që ia sollën fitoren.
Vendasit me këtë fitore rimarrin kreun, duke arkëtuar 7 pikë në grupin A, kurse mysafirët mbesin me zero pikë në fund.
Ndeshje tjetër e natës së sotme ishte ajo në mes Ajaxit dhe Dortmundit.
Holandezët u treguan të pamëshirshëm ndaj Borussias, pasi e deklasuan me rezultat 4-0.
Marco Reus me autogol, Blind, Haller dhe Antony ishin emrat e golashënuesve në këtë takim.
Ajaxi me këtë triumf gjendet e para me 9 pikë në krye të grupit C, kurse Dortmundi me gjashtë janë të dytit. /Gazeta Sinjali Sporti/