image PSG e mposht Lyonin me golin e kohës shtesë nga Icardi

Futboll

PSG e mposht Lyonin me golin e kohës shtesë nga Icardi

news image

Kryendeshja e javës në Ligue 1 është zhvilluar mes Paris Saint-Germain dhe Lyonit, transmeton Sinjali Sport.

Lideri i elitës franceze, PSG si nikoqire triumfoi ndaj rivalit Lyonit me rezultat 2-1.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Paquetas në minutën e 54-të.

Neymar barazoi me anë të penaltisë në të 66-ën minutë.

Megjithatë për golin e përmbysjes u kujdes Mauro Icardi, pas asistimit të Mbappes.

Shaqiri u zëvendësua në minutën e 79-të, kurse Messi në të 76-ën.

Parisienët edhe me këtë fitore gjenden të parët me 18 pikë, përderisa mysafiret nga Lyoni kanë 8 pikë në pozitën e shtatë.  /Gazeta Sinjali Sporti/