image PSG do mundohet ta mbajë Mbappen edhe nëse vije Messi

Futboll

PSG do mundohet ta mbajë Mbappen edhe nëse vije Messi

news image

Parisienët janë të vendosur ta mbajnë sulmuesin francez edhe nëse e transferojnë sulmuesin argjentinas. PSG-ja e ka përgatitur një ofertë të majme dhe afatgjate për kampionin e botës me Francën.

Paris Saint-Germain (PSG) nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Kylian Mbappe. Madje, mediat franceze kanë shkruar se klubi parisien do të mundohet ta mbajë sulmuesin kryesor edhe nëse e transferon Lionel Messin.

Kampioni i botës me Francën është bërë objektivi kryesor i Real Madridit këtë verë. E ardhmja e tij është vënë në dyshim pasi ai nuk e ka vazhduar ende kontratën. Ish-futbollisti i Monacos ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës aktuale.

Sidoqoftë, arritja e Messit në Paris mund ta bindë atë që ta vazhdojë kontratën, për ta bërë një treshe të frikshme në sulm bashkë me Neymarin. 22-vjeçari është sot njëri prej futbollistëve më të mirë në botë.  /Gazeta Sinjali Sporti/