Parisienët janë të vendosur ta mbajnë sulmuesin francez edhe nëse e transferojnë sulmuesin argjentinas. PSG-ja e ka përgatitur një ofertë të majme dhe afatgjate për kampionin e botës me Francën.
Paris Saint-Germain (PSG) nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Kylian Mbappe. Madje, mediat franceze kanë shkruar se klubi parisien do të mundohet ta mbajë sulmuesin kryesor edhe nëse e transferon Lionel Messin.
Kampioni i botës me Francën është bërë objektivi kryesor i Real Madridit këtë verë. E ardhmja e tij është vënë në dyshim pasi ai nuk e ka vazhduar ende kontratën. Ish-futbollisti i Monacos ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës aktuale.
Sidoqoftë, arritja e Messit në Paris mund ta bindë atë që ta vazhdojë kontratën, për ta bërë një treshe të frikshme në sulm bashkë me Neymarin. 22-vjeçari është sot njëri prej futbollistëve më të mirë në botë. /Gazeta Sinjali Sporti/