image PSG deklason Lille, Zhegrova debuton

Futboll

PSG deklason Lille, Zhegrova debuton

news image

Kampioni në fuqi, Lille e priti liderin momental, PSG-në, ndeshje e vlefshme për xhiron e 23-të në Ligue 1, shkruan Sinjali Sport.

Lille u mposhtë nga skuadra parisiene në stadiumin “Stade Pierre-Mauroy”, me rezultat të thellë 1-5.

Danilo Pereira me dy gola, Kimpembe dhe dy sulmuesit, Messi e Mbappe i realizuan golat e fitores te mysafirët.

Golin e nderit te vendasit e shënoi Sven Botman.

Parisi me 56 pikë gjendet në krye të elitës franceze, kurse Lille me 32 ka pozitën e 11-të.

Edon Zhegrova te vendasit debutoi në këtë takim tek në minutën e 86-të.  /Gazeta Sinjali Sporti/