Kampioni në fuqi, Lille e priti liderin momental, PSG-në, ndeshje e vlefshme për xhiron e 23-të në Ligue 1, shkruan Sinjali Sport.
Lille u mposhtë nga skuadra parisiene në stadiumin “Stade Pierre-Mauroy”, me rezultat të thellë 1-5.
Danilo Pereira me dy gola, Kimpembe dhe dy sulmuesit, Messi e Mbappe i realizuan golat e fitores te mysafirët.
Golin e nderit te vendasit e shënoi Sven Botman.
Parisi me 56 pikë gjendet në krye të elitës franceze, kurse Lille me 32 ka pozitën e 11-të.
Edon Zhegrova te vendasit debutoi në këtë takim tek në minutën e 86-të. /Gazeta Sinjali Sporti/