image PSG – City, sfida kryesore e natës në Champions

Futboll

PSG – City, sfida kryesore e natës në Champions

news image

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së dytë në Grupet A, B, C e D të Ligës së Kampionëve.

Pa dyshim, dueli kryesor do të jetë ai i Grupit A në mes të Paris Saint-Germainit me Manchester Cityn.

Parisienët janë në kërkim të fitores së parë dhe do të llogarisin në Leo Messin me shokë për ta arritur këtë.

Nga ana tjetër, nënkampioni evropian shkon në Paris për të nxjerrë pikë, në mënyrë që t’i afrohet kualifikimit në fazën tjetër.

Përballje tjetër e madhe konsiderohet edhe ajo në mes të Milanit me Atletico Madridit.

“Rossoneri” e humbën lojën e parë nga Liverpooli dhe e duan fitoren e parë në Grupin B.

E fitoren e parë e kërkojnë edhe “Los Colchoneros”, të cilët barazuan me Porton në lojën e parë.

Portugezët nga ana e tyre do ta presin Liverpoolin sonte.

Në Grupin D, Real Madridi shihet si favorit ndaj Sheriffit, pasi e mposhti paraprakisht Interin në Itali.

“Nerazzurri” ndërkohë i duan pikët e para në Grupin D pasi e vizitojnë Shakhtar Donetskun.

Borussia Dortmundi e Ajaxi i kërkojnë fitoret e dyta në Grupin C. /Gazeta Sinjali Sporti/