image PSG bën ofertën e parë për Sanches

Futboll

PSG bën ofertën e parë për Sanches

news image

PSG ka dorëzuar ofertën e parë tek Lille për Renato Sanches.

Siç raporton ‘Le10Sport’ një ofertë prej 10 milionë eurove tashmë është dorëzuar nga PSG në drejtim të Lilles.

Transferimi i Vitinhas është vendosur, portugezi pritet këtë verë pasi të zgjidhen detajet përfundimtare të marrëveshjes prej 40 milionë euro.

Dhe pas kësaj, PSG ka nisur operacionin për Renato Sanches.

Për momentin, drejtuesit e Lille nuk kanë pranuar dhe dëshirojnë të negociojnë çmimin e portugezit.

Edhe pse i ka mbetur vetëm një vit, Lille shpresojnë të sigurojnë një çmim më të mirë për djaloshin e tyre 24-vjeçar.

/GazetaSinjaliSport/