Gazetari i famshëm italian, Fabrizio Romano ka qartësuar sitatuatën e Ousmane Dembeles, rreth klauzolës së tij për largim të mundshëm nga Barcelona.
PSG nuk aktivizoi klauzolën e largimit nga La Liga prej 50 milionë euro për Ousmane, e cila tashmë ka skaduar dhe që supozohej se nga tani e tutje ishte e vlefshme për 100 milionë euro.
Sidoqoftë, përmes dërgimit të një letre zyrtare drejtuar Barçës, PSG aktivizoi një klauzolë ‘private’, e cila e bën Dembélén në dispozicion për të njëjtën shumë, 50 milion euro, raporton Fabrizio Romano, transmeton Sinjali Sport.
Sipas Romanos, kjo ishte ‘rruga e re’ për Dembélé drejt PSG-së, klauzola private për tarifën prej 50 milionë euro.
Ai shton se marrëveshja do të mbyllet deri në fund të javës.