image Pse ZRrE doli me tarifa të reja pa u kthyer në prodhim blloku B2, çfarë thotë Kurti?

Kosovë

Pse ZRrE doli me tarifa të reja pa u kthyer në prodhim blloku B2, çfarë thotë Kurti?

news image

Kryeministri, Albin Kurti, tha se Qeveria e Kosovës do t’i dërgojë komentet për raportin e ZRrE-së që propozon shtrenjtim të rrymës për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kilowatë rrymë në muaj.

Sidoqoftë, ai nuk premton se këto komente do të përmirësojnë gjendjen.

“Raporti i ZRrE-së nuk është një vendim përfundimtar i cili është i padiskutueshëm për ne. Ne do t’i dërgojmë komentet tona lidhur me këtë raport. Mirëpo fakti se ne i dërgojmë komentet tona nuk e bën gjendjen e mirë”, tha Kurti.

Ai tha se raporti i ZRRE-së tregon gjendjen e rëndë në të cilën ndodhemi.

I pyetur se pse ZRrE-ja propozoi tarifa të reja ende pa u kthyer në funksion blloku B2 në termocentralin “Kosova B”, Kurti tha se Qeveria mund t’i japë vetëm komentet e saj.

“Së dyti, ne përmes fuqizimit dhe pavarësimit të rregullatorit, duam ta ndajmë pushtetin nga shteti. Nëse Qeveria quhet pushtet, atëherë ZRrE-ja është shtet. Pra, ky është raporti mes pushtetit dhe shtetit. E tash, këtë ne e kemi bërë menjëherë duke mos lejuar anëtarë të Vetëvendosjes të bëhen pjesë e ZRRE-së. E tash nuk ka logjikë të kërkohet edhe që të mos përzihet në emërimet e ZRrE-së, e në të njëjtën kohë që edhe unë të marrë vendime për ta. Por ajo çfarë duhet të bëjmë ne, do t’i japim komentet tona”, tha kryeministri në një konferencë të përbashkët për media me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli./GazetaSinjali/