image “Pse të mbyllen çerdhet kur kufiri është i hapur që njerëzit të shkojnë në plazhe?”

Kosovë

“Pse të mbyllen çerdhet kur kufiri është i hapur që njerëzit të shkojnë në plazhe?”

news image

Asociacioni i Institucioneve Parashkollore Private, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për pezullimin e punës së çerdheve si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kryetarja e këtij asociacioni, Gëzime Çollaku, ka thënë se ky vendim u është dukur i ngutshëm.

“Nga 1 qershori, me rillfimin e punës janë marrë të gjitha masat parandaluese kundër përhapjes së virusit. Të gjitha i kemi ndërmarrë konform rregullave të IKSHPK-së. Përveç dezinfektimit të rregullt është bërë edhe dezinfektimi disa herë brenda ditës”, është shprehur Çollaku në Klan Kosova.

“Nëse ju lejohet qendrave tregtare të punojnë dhe kafiterive, atëherë pse çerdheve t’u pezullohet puna kur fëmijët më së paku janë bartës të virusit? E dimë se kufiri është i hapur, atëherë pse çerdhet të mbyllen kur njerëzit shkojnë në plazhet e Shqipërisë?”, ka thënë ajo./ Gazeta Sinjali/