image Pse s'u shkarkua asnjë drejtor pas arrestimit të 48 policëve, Mehmeti: Në këtë fazë s’mundemi me marrë shumë veprime

Siguri

Pse s’u shkarkua asnjë drejtor pas arrestimit të 48 policëve, Mehmeti: Në këtë fazë s’mundemi me marrë shumë veprime

news image

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, sot në Komisionin për Siguri u pyet se pse nuk është shkarkuar askush nga menaxhmenti i Policisë Kufitare, pas rastit të arrestimit të 48 policëve për korrupsion.

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci e pyeti Mehmetin se a kanë kërkuar përgjegjësi nga menaxhmenti i Policisë kufitare lidhur me këtë rast, sepse sipas tij “nuk munden me u arrestu aq shumë policë dhe mos me u shkarku dikush nga drejtorët.”

Sipas Mehmetit në këtë fazë Policia s’mund të marrë shumë veprime lidhur me përgjegjësitë e mbikëqyrësve të zyrtarëve policorë, pasi sipas tij hetimi i IPK-së është në një fazë delikate.

“Nuk mendoj që ka ndodhë mirë, por mendoj që imazhi i Policisë ruhet në këtë formë. Ndoshta jo të gjithë janë të korruptuar, por ne duhet me pasë zero tolerancë. Jemi duke bërë analizë, hetimi i IPK-së është pak në një fazë delikate. S’mundemi në këtë fazë me marrë shumë veprime rreth punës së përgjegjësisë. Por jo vec për qët rast, na kemi kërku përgjegjësi të mbikëqyrjes. Nëse mbikëqyrësi e ka mbikëqyrë e nuk ka marrë veprime për me i parandalu…psh në rastin tonë i gjithë stacioni, nënkupton që ka përgjegjësi. Dikush përgjigjet me burg, e dikush ka me u përgjigj pse nuk ka reagu me kohë. Jemi në fazë delikate”, tha Mehmeti.

/GazetaSinjali/