Billie Eilish është kritikuar dhe njëherë, pasi një klip i vjetër i këngëtares tregon atë, duke thënë se personazhi Cindy nga “The Boondocks” është “personazhi i saj i preferuar i filmave vizatimorë”.
“Personazhi im i preferuar do ishte Cindy nga “The Boondocks”, sepse ajo është si unë. Ajo jam unë nëse thjesht do bëja gjithë gjërat që kam menduar të bëj”, thotë këngëtarja në video.
Për ata që nuk e njohin, “The Boondocks” është një serial i animuar sitcom, i famshëm për përdorimin e satirës afro-amerikane. Personazhi Cindy dhe i gjithë seriali njihen për mënyrën se si prekin (me humor, satirë) tema të politikës, racizmit, terrorizmit etj.
Cindy është një “kukull” me ngjyrë të bardhë, por flet me një theks afrikano-amerikan. Ajo portretizohet si një person i pavetëdijshëm për problemet me racizmin.
E gjithë kjo nuk u ka pëlqyer shumë njerëzve, të cilët kanë bërë qindra postime në Twitter, ku thonë se “kjo që Billie vazhdon të bëjë nuk është normale”, “Në fillim tallet me aziatikët, tani me njerëzit me ngjyrë” etj.
Videoja shfaqet rreth më pak se një muaj, pasi këngëtarja u përball me kritika të ashpra pas publikimit të një videoje të vjetër, që u pretendua “si raciste kundër aziatikëve”.
Sigurisht, ka patur edhe nga ata që kanë menduar se “kjo që njerëzit po bëjnë është e tepërt dhe jo çdo veprim bëhet me qëllim racizmin”./Gazeta Sinjali/