image E quditshme: Fansi fut në qese ajrin ku këndoi Billie Eilish, kërkon ta shesë për çmimin marramendës

Kuriozitete

E quditshme: Fansi fut në qese ajrin ku këndoi Billie Eilish, kërkon ta shesë për çmimin marramendës

news image

Një fans i Billie Eilish u përpoq të shiste një qese me ajër të mbledhur nga një prej koncerteve të këngëtares për mbi 9,000 £. (10 mijë e 60 euro )

Në një koncert jemi mjaftuar me bluza me mbishkrime të këngëtarëve, apo me souvenire të tjera. Të gjithë kemi blerë një bluzë, këpuca apo gjësende të tjera në jetën e përditshme, por ky fans i Billie Eilish nga Singapori po e çon reklamimin dhe shitjen në një nivel tjetër.

Ai futi në qese ajrin e Billie Eilish, në një koncert në të cilin ajo po përformonte.”Unë qëndrova në pjesën e përparme dhe arrita të fus ajrin e saj në plastikë kur ajo bërtiti mushkëritë e saj gjatë koncertit! Për ata që humbën koncertin mund ta blini këtë!! Ajr shumë i rrallë!!” tha ai.

Shitësi premtoi se artikulli do të “mbahej në një enë hermetike pas marrjes për të parandaluar rrjedhjen”.

/GazetaSinjali/