image Këngëtarja humb 100 mijë ndjekës brenda një dite

Bota e Yjeve

Këngëtarja humb 100 mijë ndjekës brenda një dite

news image

Billie Eilish kaloi nga 73 milionë ndjekës në 72.9 milionë dhe brenda 24 orëve ajo u kthye përsëri në 73 milionë ndjekës.

Këngëtarja 19-vjeçare fillimisht humbi rreth 100,000 ndjekës në Instagram pasi postoi foto të artit dhe skica që përshkruajnë format femërore.

Por, ajo ka rifituar sasinë e saj fillestare të ndjekësve, shkruan People, transmeton Gazeta Sinjali.

Fotot, të cilat ajo ndau në story, në rrjetin social, Instagram, erdhën si pjesë e një trendi aktual, ku përdoruesve u kërkohet të “Postojnë një fotografi”, nga pyetjet që ndjekësit ju bëjnë.

Eilish ndau një foto të vizatimeve të saj skicë për të cilat ajo ishte “me të vërtetë krenare”, në të cilën shfaqej trupi i një femre lakuriq. /GazetaSinjali/