image “Pse nuk ma qite kafen” burri sulmon gruan në Istog, përfundon në pranga të policisë

Siguri

“Pse nuk ma qite kafen” burri sulmon gruan në Istog, përfundon në pranga të policisë

news image

Në shumicën e rasteve të dhunës në familje, viktima janë kryesisht gratë. Një rast i tillë është denoncuar edhe dje, në stacionin policor të Istogut, shkruan Gazeta Sinjali.

Një grua u detyrua ta raportojë bashkëshortin e saj, pasi i njëjti dyshohet se ushtroi dhunë dhe e sulmoi atë duke e goditur me shuplaka në fytyrë si dhe duke e kapur për flokëve dhe tërhequr zvarrë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Banjë të Istogut.

Gruaja e ka denoncuar rastin në polici pasi që nuk e di se pse është sulmuar nga bashkëshorti i saj si dhe ka kërkuar që të shkojë në strehimore se nuk ka ku të jetojë.

Pas denoncimit të rastit, Policia është vënë në lëvizje dhe ka arrestuar të dyshuarin i cili ka pohuar që vetëm e ka goditur me shuplaka në fytyrë pasi që nuk ia ka qitur kafen.

I njëjti është dërguar në stacion për intervistim si dhe është ndaluar për 48 orë, me urdhër të prokurorit. Ndërsa gruaja e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore pas trajtimit mjekësor është dërguar në strehimore.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Dhunë në familje” dhe pritet që së shpejti të dalë para Gjyqtarit të Procedurës Paraprake.

/Gazeta Sinjali/