Nëse e pyesni veten shpesh se pse deri ne fund të orarit të punës, energjia ju shteron, e nuk keni më fuqi për asnjë aktivitet tjetër, mund të ketë shumë arsye. Ju mund të dini disa, si mosngrënia e mëngjesit, mungesa e gjumit, lodhja etj, por këtu do të lexoni disa arsye të tjera se përse nuk jeni produktivë dhe energjikë.
Mungesa e hekurit
Qelizat tuaja kanë nevojë për oksigjen për të mirëfunksionuar. Në këtë pikë, një lëndë ushqyese jetike për trupin është hekuri, minerali që transmeton oksigjenin në qelizat e gjakut. Mungesa e këtij minerali bën që qelizat të përballen me mungëse oksigjeni e kësisoj të hasni probleme me përqendrimin e jo vetëm.
Konsumimi i pamjaftueshëm i ujit
Nuk ka dyshim se uji është jetik për çdo organ e sistem të trupit. Në të vërtetë, kjo molekulë merr pjesë në çdo funksion e luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen në nivele optimale të energjisë suaj. Nëse jeni të dehidratuar, lëndët ushqyese dhe oksigjeni nuk pompohen me efikasitet nga zemra për shkak të mungesës së vëllimit të gjakut. Përfundimisht, kjo rezulton në lodhje e jo vetëm.
Jeta sedentare
Nëse nuk doni të ndiheni të plogësht e të pafuqishëm, thjesht ngrihuni dhe vendosni trupin tuaj lëvizje. Bëni ushtrime kardiovaskulare siç janë ecja e shpejtë dhe vrapimi të paktën tre herë në javë për të rritur nivelet e energjisë suaj.
Kushtojini kohë vetes e në ditët e pushimit tregohuni të zgjuar kur të thoni “PO” dhe “JO” ! Ndoshta duhet të riktheni pak ekuilibër në jetën tuaj. /Gazeta Sinjali/