image Pse Lionel Messi nuk dëshiron që ta ketë topin në pesë minutat e para të ndeshjes?

Futboll

Futboll/ Pse Lionel Messi nuk dëshiron që ta ketë topin në pesë minutat e para të ndeshjes?

news image

Futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi pa dyshim që është futbollisti që ka pasur më së shumti impakt në lojën e klubit katalunas.

Por, diçka që është e çuditshme në lojën e tij, që nuk vërehet shumë, është që ai nuk ka dëshirë që ta pranoj topin në pesë minutat e para të ndeshjes, transmeton Gazeta Sinjali.

Pse Lionel Messi nuk ka dëshirë që në pesë minutat e para ta ketë topin?

Sipas ish-trajnerit të tij, Ernesto Valverde kjo është njëra nga taktikat gjeniale të Lionel Messit.

‘Deri sa loja luhet, ai inkuadrohet pak nga pak. Por, ai gjatë kësaj kohe mëson pozicionimet e kundërshtarëve dhe dobësitë e tyre’, kishte thënë Valverde për Financial Times.

Këtë gjë në një intervistë disa vite më parë e kishte konfirmuar edhe trajneri, Pep Guardiola./Gazeta Sinjali/