image Pse Kate Middleton dhe Meghan Markle nuk mbajnë diamante para orës 6 të mbrëmjes (FOTO)

Bota e Yjeve

Showbiz/ Pse Kate Middleton dhe Meghan Markle nuk mbajnë diamante para orës 6 të mbrëmjes (FOTO)

news image

Nëse ka një detaj të modës që Kate Middleton dhe Meghan Markle e mbulojnë veçanërisht mirë, ato janë stolitë.

Dukeshat kanë mundësi të shumta që të zbukurohen me disa nga bizhuteritë më luksoze në Mbretërinë e Bashkuar.

Por duket se të qenët pjesë e familjes mbretërore britanike sa është privilegj, ka edhe vështirësitë e veta. Duhet t’u përmbahesh shumë rregullave e protokolleve të cilat ndoshta edhe nuk i do.

E një fat të tillë kanë edhe dukeshat Meghan Markle dhe Kate Middleton. Kështu, sipas një protokolli të të vendosur nga mbretëresha Elizabetë, ato e kanë të ndaluar të mbajnë diamante gjatë ditës, para orës 18:00.

“Pjesëtaret e Familjes Mbretërore nuk duhet ta teprojnë me aksesorët gjatë daljeve publike”, këto janë fjalët e mbretëreshës sipas të cilës diamantet konsiderohen paksa të tepruar për pjesën e parë të ditës, ndaj Kate e Meghan mund të vendosin gjithfarë bizhuterish, aksesorësh, përveç gurëve të shndritshëm./ Sinjali/