Shkencëtarët tashmë e kuptojnë se si aroma, shikimi dhe i nxehti ndikojnë në pickimin e njeriut nga insektet. E keni pyetur veten ndonjëherë pse tërhiqni mushkonjat si magnet?
Revista Time thotë se shkencëtarët tashmë e dinë metodën që insektet përdorin për të gjetur “prenë” e tyre, dhe kjo ka tre hapa.
Sipas një studimi të ri të publikuar në Current Biology, mushkonjat janë të tërhequra nga aroma e CO2 (dioksidit të karbonit), që është në frymëmarrjen e njeriut. Insektet e kapin këtë aromë nga një distancë prej 10-50 metrash.
Duke u afruar ato krijojnë një pamje vizuale të “presë” së tyre, dhe kjo është testuar nga studiuesit në një njollë të zezë në një tunel me erë. Ato shohin trupin e njeriut nga 5-15 metra.
E fundit, mushkonjat tërhiqen nga nxehtësia e trupit të njeriut, të cilët studiuesit e kanë konfirmuar me një panel qelqi të nxehtë. Insektet i afrohen të nxehtit brenda një metri.
Ndërsa shkencëtarët zbulojnë se këto elementë ndikojnë në pickimin e mushkonjave, për herë të parë kanë kuptuar lidhjen që këto tre etapa kanë me njëra-tjetrën.