image Pse fëmijët kanë nevojë për vaksinën antiCOVID-19? - Sinjali

Pse fëmijët kanë nevojë për vaksinën antiCOVID-19?

news image

Koronavirusi shkakton më pak vështirësi shëndetësore tek fëmijët, por ekspertët thonë se që është shumë e rëndësishme që edhe ata të vaksinohen.

Votimi i një komiteti këshillues të Administratës së Ushqimit dhe Barnave  për të rekomanduar një vaksinë me dozë më të ulët COVID-19 për autorizimin e përdorimit urgjent për fëmijët e moshës 5 deri në 11-vjeç do të thotë se vaksina mund të jetë e disponueshme që në javën e ardhshme, por vetëm një numër i vogël prindërish thonë se planifikojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.

Një sondazh i Fondacionit të Familjes Kaiser, zbuloi se më pak se 30 për qind e prindërve të fëmijëve 5 deri në 11-vjeç planifikojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.

Një e treta tjetër e prindërve raportuan se planifikojnë të presin për të parë se si funksionon vaksina jashtë provave klinike dhe afërsisht një e treta tjetër nuk  planifikojnë t’i vaksinojnë fare fëmijët e tyre kundër COVID-19.

Ekspertet thonë se vaksinimi i fëmijëve është një hap i rëndësishëm për t’i ndihmuar ata të kthehen në normalitet, megjithatë shumë e pranojnë se vendimi për prindërit mund të jetë i vështirë, duke pasur parasysh risinë e vaksinës, si dhe ndikimet më pak të rënda të sëmundjes te fëmijët në krahasim me të moshuarit./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin