Këngëtari i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, festoj dje ditëlindjen e tij të 40-të.
Me këtë rast ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, familjarët dhe kolegët e tij.
Mirëpo një nga urimet më të veçanta, Genci e ka pranuar nga partnerja e tij, këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi.
Ajo publikoi një fotografi të përbashkët të çiftit në Instagram, në mbishkrimin e së cilës zgjodhi fjalët më të mira për t’i uruar të dashurit të saj 40-vjetorin.
“Urime ditëlindjen dashuri, për burrin tim të mrekullueshëm, i cili asnjëherë nuk heziton të më mrekullojë. Ti je shiku im i ngushtë dhe dashuria ime e përjetshme. Të dua me gjithë zemrën time Genc. PS: Unë doja të të jepja diçka vërtet të mahnitshme për ditëlindje dhe pastaj u kujtova që ti tashmë më ke mua”, shkroi këngëtarja Koçi në Instagram.