Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila është shprehur kundër faljes së gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se një gjë e tillë është bërë normë me Ligjin për Pandeminë, të cilin e ka mbështetur edhe vet inicuesi i kësaj kërkese, AAK-ja.
Të premten, pritet të mbahet interpelancë lidhur me këtë çështje.
“Vazhdimi i seancës së mbetur do të mbahet të enjten me debatin për arsimin. Interpelanca e kërkuar në raport me faljen e gjobave do të mbahet të premten për faktin sepse vetëm të enjten do të vazhdohet me debatin për arsimin. Vendosja e faljes së gjobave në interpelanca shkon jashtë normave të ligjshmërisë dhe është në dekurajim me ata që ishin në përputhshmëri me ligjin. Falja e gjobave për qytetarë dhe biznese është bërë në bazë të një ligji i mbështetur nga partia që po e propozon faljen e gjobave, ata të cilët kanë mbështetur po bien dy herë viktimë. Është thirrje dekurajuese për qytetarët që të mos aplikojnë ligjet që i merr qeveria”, tha Kusari Lila. /Gazeta Sinjali/