image PSD vendos nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet e 17 tetorit

Politikë

PSD vendos nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet e 17 tetorit

news image

Partia Socialdemokrate ka vendosur që të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka njoftuar kjo parti përmes një komunikate për media.

Ky vendim, sipas PSD-së, vjen sepse zgjedhjet lokale nuk janë në mesin e prioriteteve që ka kjo parti.

“Ne jemi të bindur se edhe këto zgjedhje, sikur zgjedhjet parlamentare janë kornizim i luftës politike që s’do ta pranojmë. Numri, ligji dhe forca janë termat që i vizaton pushteti. Pozita jonë është jashtë tyre, si botëkuptim dhe si praktikë”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Mirëpo, ky vendim i PSD-së, nuk vlen edhe për Komunën e Kamenicës, për pjesëmarrjen ose jo në zgjedhje për të parin e kësaj komune, do të vendos vetë kryetari aktual, Qëndron Kastrati./Gazeta Sinjali/