image PSD thërret konferencë të jashtëzakonshme, paralajmërojnë protestë kundër Gjykatës Speciale

Politikë

PSD thërret konferencë të jashtëzakonshme, paralajmërojnë protestë kundër Gjykatës Speciale

news image

PSD ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për medie. Siç njofton partia konferenca do të mbahet në orën 14:00.

Ata bëjnë të ditur se do të shpallin datën e protestës kundër Gjykatës Speciale.

Kujtojmë se para pak ditësh, Gjykata Speciale e ka dënuar Salih Mustafa me 26 vjet burg.

Njoftimi i plotë i PSD-së:

Sot, me datën 19 dhjetor (e hënë), nga ora 14:00, PSD do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media. Në konferencë flet kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ku do të shpall datën e protestës kundër Gjykatës Speciale. Konferenca mbahet në zyrën qendrore të PSD-së, rruga Bajram Kelmendi Nr.68.

/GazetaSinjali/