Partia Socialdemokrate (PSD) sot ka mbajtur një aktivitet simbolik para Qeverisë, duke vendosur një shportë me qershia.
Nga kjo parti u tallen me kryeministrin Albin Kurti, duke e krahasuar atë me Nasradinin, në raport me dialogun me Serbinë. Kjo pasi siç thanë ata, Kurti po vepron si Nasradini, që i hodhi qershitë e më pas filloi t’i mbledhë nga bërlloku po të njëjtat.
“Këtë aktivitete kemi vendos mos me e shpjeguar, kjo bracolët me qershi është tallje me hipokrizinë, kjo hipokrizi përkon me dialogun edhe me krejt marrëveshjet që Kurti është duke i realizuar e për të cilat ka thënë që ose do t’i rinegociojë ose do t’i rrëzoj krejt”, tha Teuta Rrusta.
“Kjo është një fore e Nasradinit që ka thënë që qershia s’duhet me i hangër se janë të prishura edhe i ka gjuajt. Pas një kohe ka filluar me marr secilën prej shportës së bërllok, duke thënë se ndoshta kjo nuk është prek prej bërllokut e në fakt që të gjitha janë të njëjta edhe nuk vyejnë gjë”, tha ajo.