Partia Sociademokrate do të mbajë sot konferencë për media lidhur me disa çështje dhe “informata shqetësuese” për krizën energjetike në vend.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se në këtë konferencë do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Ndërkaq, në njoftim thuhet se “Sot, me datën 25 dhjetor (e shtunë), duke filluar nga ora 11:00, Partia Socialdemokrate do të mbaj konferencë për media në lidhje me disa çështje dhe informata shqetësuese për krizën energjitike në vend. Në Konferencë prezanton Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj”./GazetaSinjali/