image PSD sot bashkë me AAK-në, AKR-në dhe Nismën shpallin hapat kundër shtrenjtimit të rrymës

Politikë

PSD sot bashkë me AAK-në, AKR-në dhe Nismën shpallin hapat kundër shtrenjtimit të rrymës

news image

Partia Socialdemokrate dje ka mbajtur takim me partitë opozitare, ku u tha se vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës është i papranueshëm dhe si i tillë duhet të kundërshtohet.

Pas përfundimit të takimit, PSD ka dalë me një njoftim, duke thënë se sot do të shpallen hapat e ardhshëm në lidhje me vendimin e ZRrE-së.

Nga kjo parti njoftuan edhe se për çfarë çështje janë pajtuar.

Në takim u dakorduam si në vijim: Të kërkohet nga partitë opozitare parlamentare që ta bëjnë betejën ligjore dhe ta dërgojnë vendimin deri tek instanca e Gjykatës Kushtetuese.Propozimi i ZRrE-së, përkatësisht propozimet e VV-së, për rritje të çmimit të energjisë ishte 26 faqe, ndërsa vendimi për rritje vetëm tre paragrafë. Kjo është e çudishtme dhe e papranueshme. Kërkojmë që vendimi të publikohet menjëherë. Deri të shtunën pasdite (12 shkurt) të shpallën hapat e ardhshëm. Organizimi përmes aksionit opozitar, që ka në qendër ndërthurjen e problemeve të shumta është rruga përpara. Zgjidhja është e përbashkët”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim kanë marrë pjesë PSD bashkë me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe Sindikatën e Shëndetësisë.

Pra, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk kanë qenë të pranishme në takimin e thirrur nga PSD.

Njoftimi i plotë:

Nga takimi i përbashkët me disa nga partitë opozitare dhe përfaqësues të sindikatave u konfirmua që vendimi i ZRrE-së është i papranueshëm. Kundërshtimi i tij i domosdoshëm.

Vendi ynë po përballet me problem sociale prej më të ndryshmeve, siç është rritja e çmimeve të shportës ushqimore, paga minimale tejet e vogël dhe problemet me koeficent që duket t’i ketë drafti i ri i ligjit për paga. Shto rritjen 100% të çmimit të energjisë, jeta bëhet e papërballueshme. Kjo e shpjegon edhe faktin shqetësues të ikjes nga Kosova në kërkim të një jete më të mirë.

Në takim u dakorduam si në vijim:

– Të kërkohet nga partitë opozitare parlamentare që ta bëjnë betejën ligjore dhe ta dërgojnë vendimin deri tek instanca e Gjykatës Kushtetuese.

– Propozimi i ZRrE-së, përkatësisht propozimet e VV-së, për rritje të çmimit të energjisë ishte 26 faqe, ndërsa vendimi për rritje vetëm tre paragrafë. Kjo është e çudishtme dhe e papranueshme. Kërkojmë që vendimi të publikohet menjëherë.

– Deri të shtunën pasdite (12 shkurt) të shpallën hapat e ardhshëm.

Organizimi përmes aksionit opozitar, që ka në qendër ndërthurjen e problemeve të shumta është rruga përpara. Zgjidhja është e përbashkët.

/GazetaSinjali/