PSD-ja sot ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për media për përcaktimin e datës për protestë kundër Gjykatës Speciale.
Në ora 14:00 u mbajt konferenca në të cilën foli kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj.
Ai njoftoi se e kanë caktuar 24 dhjetorin si datë për protestë kundër Gjykatës Speciale, pas vendimit të saj për dënimin e ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa.