image PSD prezanton Bytyqin: Do të jetë njeriu kryesor...

Politikë

Deklarata/ PSD prezanton Bytyqin: Do të jetë njeriu kryesor…

news image

Ministri në largim i Arsimit, Shyqiri Bytyqi nga sot është bërë pjesë e Partisë Socialdemokrate të Shpend Ahmetit, pas largimit nga Nisma Socialdemokrate.

Lajmin për aderimin e tij e bëri publik pikërisht Ahmeti në një konferencë për media në zyrat e kësaj partie.

Me këtë rast i pari i socialdemokratëve tha se janë bashkuar për të punuar dhe arritur fitoren më 6 tetor.

“Prej sot ministri Shryqi Byrtyqi është anëtarësuar në PSD, bashkë për të punuar  dhe për ta arritur fitoren e 6 tetorit. Përvec faktit që është ministër, unë e njoh si ndër ekspertët më të mirë tatimorë që ka Kosova. Ka të kryer fakultetin ekonomik. Është një nga menaxherët e parë të ATK-së, ligjërues’’, tha Ahmeti.

“Nuk fitojmë vec një reformator në Arsim me Shyqën, në PSD do të jetë personi kresor për reformat e politikave tatimore. Diskutimet i patëm filluar qe një kohë. Ka shprehur kënaqësi që të jetë pjesë e PSD-së’’, shtoi Ahmeti

Ndërsa anëtari më i ri i kësaj partie, Shyqiri Bytyqi vlerësoi se gjithmonë ka përkrahur politikat e partive majtiste.

“Politikat socialdemokrate vlerësoj se janë më të nevojshmet që i duhen vendit tonë”.

“Vendi jonë ka arsye për reforma në arsim por edhe në shtresat tjera dhe kjo mund të bëhet kur një individ është aktiv”, ka thënë Bytyçi.

Bashkë me Shyqiri Bytyqin kanë aderuar edhe një pjesë nga kabineti i tij, përfshirë edhe shefin e kabinetit, Baton Dushi. /Sinjali