image PSD: Polici Blerim Shala që përdori dhunë ndaj aktivistëve është militant i VV-së - Sinjali

PSD: Polici Blerim Shala që përdori dhunë ndaj aktivistëve është militant i VV-së

news image

Partia Socialdemokrate ka mbajtur konferencë për media, pas arrestimit të kryetarit Dardan Molliqaj dhe katër aktivistëve, në përfundim të protestës së veteranëve.

Në këtë konferencë foli anëtari Frashër Krasniqi, i cili lëshoi një mori akuzash drejt policëve, e në veçanti ndaj zyrtarit policor Blerim Shalës, të cilin ai e përshkruan me kapelë, e që sipas tij ka përdorur dhunë të tepërt në arrestimin e aktivistëve.

May be an image of 1 person

Sipas Krasniqit, ai ka goditur edhe me grushte njërin prej tyre, duke ia lënduar edhe krahun, për të cilin thotë se i kanë raportet mjekësore, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjithçka deri këtu mundet me u dokë sikur janë një grup policësh të pasjellëshëm, por çfarë do të tregojmë sot është Blerim Shala, i cili nga postimet shihet qartë se është militant i VV-së dhe pushtetit, duke shpërndarë postime të ministrit Xhelal Sveçla“, tha Krasniqi.

May be an image of 6 people and people standing

Ai tha se polici Shala, i quan deputetët e opozitës gërdi, shpërndanë gjatë gjithë kohës postime që janë në mbështetje të Qeverisë dhe në të cilat, njerëzit kundër Albin Kurtit, konsiderohen të Beogradit.

May be an image of 1 person and text that says "Blerim Shala Apr 4, 2021 Change.org Gërrdi PDK change.org Can you spare a minute to help Blerim Shala?"
May be an image of 4 people and text that says "Blerim Shala 10 Apr 2021 Le të lehin Hienat. Vjosa Osmani 10 Apr 2021 Follow Të dashur qytetarë, Prekazi, Likoshani, Qirezi, Gllogjani, Loxh... See more"

Pra jemi duke folur qartë, për një militant të VV-së, i cili leje qe nuk suspendohet nga puna, por atë e ndërsejnë të dal dhe ti rrahë aktivistët e PSD-së në rrugë, ndërsa ju e dini mirë se çfarë ka ndodh me policin Amir Hoxha, i cili u suspendua veç se ka fol“.

Nga PSD thonë se Molliqaj u arrestua dhunshëm dhe për këtë do ta dërgojnë rastin në Inspektoratin Policor të Kosovës.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: