Partia Socialdemokrate kanë dalur në sheshin ‘’Nënë Tereza’’, pranë pllakës përkujtimore të Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, që u vranë me 10 shkurt 2007 në protestat kundër Pakos së Ahtisaarit, ku kanë ftuar Albin Kurtin që ta shohë veten në pasqyrë.
Sekretarja organizative e PSD-së, Teutë Rrusta, ka thënë se Kurti duhet ta shohë veten në pasqyrë pasi që sipas saj ‘’kundërthënësi më i madh i planit të Ahtisaait tash në planin qeverisës s’ka asnjë rresht për synimin e kësaj proteste’’.
‘’Ftojmë Kurtin të mos e largojë pasqyrën, por të ketë guxim e ta shohë veten në të”, ka thënë Rrusta
Sipas Rrustës, Albin Kurtin ky 10 shkurt e gjen si kryeministër edhe përkundër që kishte kundërshtuar planin e Ahtisaarit.
‘’Kurti as nuk ka synim të marrë asnjë hap konkret për ndryshime kushtetuese të cilat kanë për brenda shumicën e dyfishtë që e fuqizojnë Listën Serbe, tash kolegë të Kurtit’’, ka folur Rrusta./ Gazeta Sinjali/