image PSD pas vendimit të Durmishit: Reagimi tipik i dikujt që nxinet me pelë për dore

Politikë

PSD pas vendimit të Durmishit: Reagimi tipik i dikujt që nxinet me pelë për dore

news image

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka reaguar pasi zëvendësministri Hysen Durmishi njoftoi se është pezulluar marrëveshja për tiketën ngjitëse.

Nushi ka publikuar postimin e Durmishit, duke thënë se ky është reagimi tipik i dikujt “që nxinet me pelë për dore”.

Tutje, Nushi shoti se Durmishi duhet të shkarkohet sepse sipas tij është zënë në tentativë të hapur korrupsioni e zhvatje.

Postimi i plotë:

“Reagimi tipik i dikujt qe nxinet me pelë per dore!

Hyseni duhet me u shkarku. Eshte zene ne tentqtive te hapur korrupsioni e zhvatje. Sot e ka pezullu nje kontrate te cilen para 2 javesh e mbrojke me fanatizem.

Ne nderkohe jane arrestu, lendu, burgose, shajte e ofendu krejt ata qe reagonin ndaj ketij akti korruptiv!”./Gazeta Sinjali/