Partia Socialdemokrate ka dorëzuar në Prokurori kallëzim penal kundër pagesës shtesë prej 5 euro me rastin e regjistrimit të veturave, shkruan Gazeta Sinjali.
Krejt kjo ngase nga 1 shtatori qytetarët do të detyrohen të paguajnë 4 euro e 90 centë shtesë për tiketën ngjitëse, vinjete.
Ministria e Infrastrukturës dhe kompania “Auto Control Kosova”, ka nënshkruar marrëveshje më qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve.
Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, tha se marrëveshja është në dëm të qytetarëve dhe se Qeveria duke favorizuar bizneset po bën vepër penale.
“Një tiketë e tillë është zhvatje ndaj të mirave materiale të Kosovës. Kjo Qeveri po favorizon bizneset e mëdha private, ka vepër penale në këtë rast”.
Kurse Dren Kukaj, tha se rrjedha procedurale e marrëveshjes përbën keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe se komplet marrëveshja është e panevojshme dhe e dëmshme./Gazeta Sinjali/