Partia Socialdemoktate ende po vazhdon të qëndrojë në objektin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, shkruan Gazeta Sinjali.
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj bashkë me aktivistë të tjerë po iu bëjnë zhurmë me altoparlant dhe bilbila bordit të ZRrE-së, të cilëpo bisedojnë me Policinë.
Madje disa nga aktivistët janë ulur në tokë, duke treguar që s’e kanë ndërmend të largohen nga aty.
Kërkesa e PSD-së është që të publikohet vendimi i ZRrE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.