image PSD me video sesi ndryshoi Albin Kurti pas presionit nga SHBA

Kosovë

Qëndrimet/ PSD me video sesi ndryshoi Albin Kurti pas presionit nga SHBA

news image

Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së djeshme në një konferencë deklaroi se në javën e ardhshmë do të marrin vendim që nga data 15 mars të hiqet taksa 100 përqind ndaj Serbisë për lëndën e parë pa përmendur çështjen e reciprocitetit.

Ndërkaq, Partia Socialdemokrate ka shpërndarë një video në rrjetet sociale për ndryshimin e qëndrimeve të Kurtit lidhur me çështjen e taksës.

Ndryshe, Kurti gjatë gjithë fushatës parazgjedhore të vitit të kaluar ka theksuar se taksa do të zëvendësohet me reciprocitet.

“Qeveria jonë nuk do heq tarifën 100 përqind pa e vendosur reciprocitetin e plotë”, deklaronte Kurti.

Më poshtë ndiqni sekuencat me fjalët e kryeministrit Kurti për vendosjen e reciprocitetit të plotë./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/Socialdemokratet/videos/201257054298261/