image PSD me aksion: "Rruga e dajës së VETËVENDOSJ€!-s"

Politikë

PSD me aksion: “Rruga e dajës së VETËVENDOSJ€!-s”

news image

PSD ka realizuar një aksion me ngjarjen ku është përfshirë Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të cilën e drejton ministri Liburn Aliu.

PSD përmes një postimi kanë shkruar se “Rruga e dajës së VETËVENDOSJ€!-s”.

““Daja” është emri nepotist i kapitalizmit grabitqar”.

Tutje në postim lidhur me ngjarjen thuhet se problem aq sa vetë fenomeni është shpjegimi i tij.

“Përqendrimi i vëmendjes ka qenë tek afërsia familjare me njerëzit e pushtetit, dhe sidomos kërkesa për ta gjetur me çdo kusht zyrtarin e korruptuar”.

“Kjo përhumbje te daja, tezja ose zyrtari i korruptuar ka lënë jashtë vëmendjes operacionin strukturor: ndikimi i bizneseve të mëdha në institucionet e shtetit. Një klasë e tërë pasunarësh është majmur me miliona nga lejet, licencat e tenderët publik. Akumulimi i tyre është grabitje e pastër e pasurisë publike. Paratë dëgjuam se po përmenden midis kompanive private, puna është kryer në shtet”.

Lidhur me ketë prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet në rastin e përgjimeve.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se ka filluar procedurën e verifikimit dhe hetimit për të gjitha shkrimet e publikuara ditëve të fundit në media lidhur me rastet e dyshuara për korrupsion“, është bërë e ditur në një njoftim për media.

/GazetaSinjali/