image PSD me aksion, Molliqaj: Kurti i hëngri fjalët e tij si qershitë

Politikë

PSD me aksion, Molliqaj: Kurti i hëngri fjalët e tij si qershitë

news image

Partia Social Demokratike ka mbajtur një aksion para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës ku kanë hedhur disa qershi në hyrje të kësaj ndërtese.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj mbajti një fjalim para gazetarëve ku tha se simbolika e qershive është për shkak të fabulës me qershi.

Nga aty, Molliqaj ka adresuar kritika në drejtim të Qeverisë për marrëveshjen e mbrëmshme për targat.

Ai ka thënë se me këtë marrëveshje, është pranuar plani franko-gjerman.

Molliqaj tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti i ka ngrënë fjalët e tij.

“Një njeri që nuk lëshon pe, përmes kësaj periudhe morëm vesh që plani gjermano-francez në të njëjtën kohë mbrëmë siç e dimë të gjithë kryeministri përmes bartësit të tij ka hequr dorë nga këto manovra dhe ka vendosur t’i rreket punës për ta sjellë një marrëveshje që nuk është gjithëpërfshirëse dhe nuk ka njohje. Në marrëveshjen e mbrëmshme Kurti ka pranuar edhe Asociacionin. Kryeministri i ka ngrënë të gjitha fjalët e tij sikur fabula me qershitë. Unë them se qershitë duhet t’i hajë kryeministri”, tha Molliqaj.

qetrshia

/GazetaSinjali/