image PSD: Ky draft-ligj nuk bën të miratohet

Politikë

PSD: Ky draft-ligj nuk bën të miratohet

news image

Një reagim tjetër për draftin e publikuar në lidhje me Ligjin e Pagave ka ardhur nga Partia Socialdemokrate.

Kjo parti ka shkruar se një draft-ligj i tillë nuk bën që të miratohet, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas tyre, Policia ka një rritje fyese e po ashtu edhe punëtorët e arsimit.

Këshilltarët e lartë politik do të përfitojnë rritje prej 80%, ose rritje prej 576 eurosh; ligji i ka rritur pagat për mjekët specialist, por ka lënë padrejtësisht mbrapa infermierët; stafi teknik është lënë tërësisht anash pa asnjë rritje; ndërkaq kryeministrit i është rritur paga për 52% ose 780 euro më shumë; kurse zëvëndës ministrat sipas këtij drafti do të marrin rritje prej 37% ose 425 euro më shumë”, thuhet në reagimin e PSD-së.

Po ashtu, sipas PSD-së ky draft e rrit pabarazinë dhe diskriminon punonjësit në nevojë.

Ata që janë prekur më shumë nga rritja e çmimeve nuk ndihmohen ose ndihmohen fare pak. Ky draft nuk e adreson nevojën për rritjen e kërkesës agregate. Qeveritë gjithandej kanë rritur pagën minimale dhe nivelet e subvencionimeve. Ky draft i lë pas dore njerëzit që kanë më së shumti nevojë për shtetin. Ky draft nuk bën të miratohet”, ka reaguar PSD.

/GazetaSinjali/