image PSD jep detaje nga zgjedhjet e brendshme, u aplikua kuota gjinore 50:50

Politikë

Votimi/ PSD jep detaje nga zgjedhjet e brendshme, u aplikua kuota gjinore 50:50

news image

Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot zgjedhjet brenda partisë ku është votuar për kryetarin dhe Këshillin e ri Drejtues.

Kryetar i PSD-së është zgjedhur Dardan Molliqaj, i cili ka marrë 83.7% të votave, shkruan Gazeta Sinjali.

Për zgjedhjet e jashtëzakonshme pas dorëheqjes së kryetarit Shpend Ahmeti, ka njoftuar përmes Facebook-ut edhe vetë partia.

“Fillimisht u votua që të rritet numri i anëtarëve të Këshillit Drejtues në 156, dhe më pas u propozuan dhe u votuan anëtarët e rinj të këtij organi të partisë. Në këtë organ u aplikua plotësisht edhe kuota gjinore e votuar më herët, 50:50”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Siç njofton ky subjekt politik, ditëve të ardhshme pritet të bëhet zgjedhja e strukturave tjera të partisë.

Kujtojmë se kryetari i deritashëm, Shpend Ahmeti ka dhënë dorëheqje nga pozita e kreut të partisë dhe ka refuzuar të zgjedhet në ndonjë pozitë tjetër drejtuese. Të njëjtën e ka bërë edhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu. Të dy, tani mbeten vetëm anëtarë të thjeshtë të PSD-së. /Gazeta Sinjali/

http://facebook.com/Socialdemovkratet/posts/2397696370491158