image PSD-ja thotë se nëse mblidhen nënshkrimet e nevojshme nga peticioni, e procedojnë në Kuvend

Politikë

PSD-ja thotë se nëse mblidhen nënshkrimet e nevojshme nga peticioni, e procedojnë në Kuvend

news image

Numër i madh i qytetarëve të shtunën kanë nënshkruar peticionin e iniciuar nga Partia Socialdemokrate kundër gjobave të shqiptuara gjatë pandemisë.

Nol Nushi nga kjo parti ka bërë të ditur se për vetëm pesë orë janë mbledhur mbi 1000 nënshkrime, veç në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.  

Ai ka paralajmëruar se nënshkrimi i peticionit do të vazhdojë edhe në komunat tjera të vendit.

Sipas tij, nëse vazhdohet me këtë interesim të madh të qytetarëve për 10 ditë do të mbledhin nënshkrimet e nevojshme në mënyrë që të procedojnë për në Kuvendin e Kosovës. /Gazeta Sinjali/