image PSD-ja kërkon shkarkimin e zëvendësministrit Hysen Durmishi

Politikë

PSD-ja kërkon shkarkimin e zëvendësministrit Hysen Durmishi

news image

Partia Socialdemokrate gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një aksion pranë ndërtesës “Rilindja”.

Aktivistët e PSD-së kanë vendosur fotografinë e zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi në monedhën e “5 eurove”.

Teuta Rrusta nga PSD-ja tha se rrugës duke ardhur kanë kuptuar që Durmishi e ka anuluar tenderin për tiketat prej 5 euro.

Ajo tutje tha se Durmishi duhet të shkarkohet dhe të hetohet, pasi që sipas saj, anulimi i tenderit ka ardhur për shkak të luftës ndaj opozitës.

“Rrugës tek po vinim e kuptuam që zëvendësministri ka pezulluar vendimin për tiketat ngjitëse në vetura, pas një presioni të madh të opozitës”.

“…kjo nuk erdhi si rezultat i vëmendjes që të luftohet plaçka e rrallës, por kjo erdhi se aty kishte tendenca që të fshihej hajnia dhe çka nëse nuk do të bëhej e ditur nga mediat dhe do të kalonte në heshtje a do ta ngriste vetë, natyrisht që jo kjo erdhi si rezultat i luftës së përbashkët të spektrit opozitar”.

Kujtojmë, se para pak minutash, zëvendësministri Durmishi, ka njoftuar se ka marrë vendim që të pezulloj marrëveshjen për tiketa ngjitëse në automjete, deri në marrjen e një vendimi tjetër përfundimtar për këtë çështje.

Ai ka thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik ka gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën./Gazeta Sinjali/