Partia Social-Demokrate ka mbajtur një aktivitet brenda Ministrisë së Arsimit, nga ku kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit.
Nënkryetari i PSD-së, Qendron Kastrati thotë se ia kanë përgatitur letër-dorëheqjen ministres Nagavci.
“Sot kemi dashtë me ardhë te zonja Nagavci dhe ne e kemi përgatitur letër- dorëheqjen, ia kemi bërë gati, e kemi kryer edhe këtë punë”, është shprehur Kastrati.