image PSD i reagon VV-së rreth pagesës së rrymës në veri: Një qasje e tillë është e padrejtë

Politikë

PSD i reagon VV-së rreth pagesës së rrymës në veri: Një qasje e tillë është e padrejtë

news image

Partia Socialdemokrate ka reaguar ndaj propozimit të deputetes Mimoza Kusari-Lila që KOSTT-i të marrë përgjegjësin për pagesën e rrymës së shpenzuar nga serbët në katër komunat veriore edhe për gjashtë muajt e ardhshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas PSD-së, këtë dikur e ka kundërshtuar kryeministri Kurti, ndërsa sot po e mbështet.

Përmes një komunikate, partia e Dardan Molliqajt ka shtuar se një qasje e tillë është e padrejtë.

Kurti është dorëzuar ende pa nisur. U proklamua ndryshim i madh. Prapa fasadës së këtij ndryshimi populist po qëndron i njëjti avaz i vjetër; shumicës po i faturohet në kurriz fatura e pakicës. Pabarazia nuk po sfidohet; veç ka gjetur artikulim të ri që e fsheh veten mjeshtërisht. Në Komisionin për Ekonomi, Vetëvendosje votoi për ndarjen buxhetore prej 11 milion eurove për të paguar rrymën e papaguar në veri të Kosovës. Këtë dikur Kurti e konsideronte si padrejtë si. Sot vazhdon nën udhëheqjen e tij”, thuhet në komunikatën e PSD-së.

Tutje, PSD thotë se pagesa e rrymës për qytetarët në veri po paguhet nga taksat e qytetarëve që jetojnë dyfish më keq sesa qytetarët në veri.

Një qasje e tillë është e padrejtë. Pagesa e rrymës për qytetarët në veri po paguhet nga taksat e qytetarëve që jetojnë dyfish më keq sesa qytetarët në veri. Fillimisht, Vetëvendosje ishte plotësisht kundër pagesës së rrymës për veriun në fjalë. Ndërkohë, me veprimet e tyre, të dyja qeverisjet e VV-së e vazhduan avazin e njëjtë të qeverive të kaluara duke ofruar të paguajnë atë që qytetarët në veri nuk e bëjnë”, thuhet në komunikatën e PSD-së.

Propozimi i deputetes Mimoza Kusari-Lila i cili mori mbështetjen e Komisionit me 6 vota për, ishte që KOSTT-i të marrë përgjegjësin për pagesën e rrymës edhe për gjashtë muajt e ardhshëm dhe të mos obligohet Qeveria për këtë.

Sipas saj, obligim i qeverisë mbetet që të zgjidhë këtë çështje për shtrimin e autoritetit në fushën e energjisë brenda 6 muajve në veri.

Ndërsa, kundër kësaj ishte kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala i cili theksoi se nuk duhet legalizuar kjo çështje për qytetarët serb në veri.

Propozimi i tij ishte që Qeveria tek e fundit të paguaj edhe gjashtë muaj, jo KOSTT./Gazeta Sinjali/