image PSD fton partitë politike në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës, Krasniqi flet për Sinjalin

Politikë

PSD fton partitë politike në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës, Krasniqi flet për Sinjalin

news image

Paralajmërimet për shtrenjtim të energjisë elektrike kanë bërë që të fillojnë organizimet edhe për protesta.

Partia Socialdemokrate (PSD) konfirmoi dje se do të organizojnë protesta më 29 janar kurse sot anëtari i kryesisë së kësaj partie, Frashër Krasniqi konfirmoi për Gazetën Sinjali se do t’ju bëjnë thirrje edhe personalisht partive opozitare për t’ju bashkuar në këtë protestë.

“PSD ju bën thirrje edhe sot të gjitha partive politike opozitare, të gjitha organizatave të shoqërisë civile, dhe kujtdo që është kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, që të bashkohemi në protestën e 29 janarit. Ne do t’i kontaktojmë edhe individualisht partitë politike dhe organizatat e ndryshme për tu bërë pjesë e organizimit”, deklaroi Krasniqi.

Po ashtu, Krasniqi tha se është e rëndësishme që të mblidhen të pakënaqurit dhe të organizohen për rezistencë.

“Është e rëndësishme që të pakënaqurit me qasjen e qeverisë Kurti ndaj krizës së energjisë elektrike, të mblidhen së bashku dhe të organizohen për rezistencë sa më aktive”, tha Krasniqi.

Protesta e paralajmëruar nga PSD-ja pritet të mbahet më 29 janar në orën 14:00.

/GazetaSinjali/