image PSD emërimet në borde nga Kurti i quan kapje në emër të popullit dhe logjikë të diktaturës

Kosovë

Reagim/ PSD emërimet në borde nga Kurti i quan kapje në emër të popullit dhe logjikë të diktaturës

news image

Emërimet në borde të përkohshme nga qeveria të anëtarëve të Vetëvendosjes në ndërmarrjet publike, ka reaguar PSD duke i quajtur kapje në emër të popullit.

Përmes një shkrimi në faqen zyrtare të tyre në Facebook kanë thënë se këto borde janë zgjedhur në baza partiake dhe se këto veprime nuk janë asgjë tjetër veçse ushqim për propagandën, raporton Gazeta Sinjali.

“Ka shumë njerëz të diskriminuar në Kosovë. Shumë padrejtësi e shkelje janë bërë, andaj edhe kemi shumë pakënaqësi të akumuluar. Të gjithë janë ndjerë të përfaqësuar me shkarkimin e bordeve të ndërmarrjeve publike. Borde këto të zgjedhura mbi baza partiake, nepotiste e klanore nga qeveria e kaluar”, shkruan PSD.

Sipas PSD-së, dallimi i vetëm nga kapësit e rinj të qeverisë me ata të vjetrit është se këta të fundit po kapin në emër të popullit dhe kjo logjikë është logjikë e diktaturës.

“Ka diçka që i dallon kapësit e rinj nga të vjetërit. Këta vijnë me ‘tagrin legjitim’ të kapjes në emër të popullit. Për këtë popull di e flet vetëm partia teksa e konstrukton. E kanë thënë hapur madje se udhëheqjet e ndërmarrjeve duhet të jenë politikë. Hija e ‘funksionarëve’ të partisë po na sillet vërdallë në Kosovën e vitit 2020”, shkruhet në reagim./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/Socialdemokratet/posts/2494100280850766?xts%5B0%5D=68.ARAXuKu9zTgdE7btXXY6feNex7D6Lrc4agwBt5OMkvyFh9aGSdOi0FnCfIuooKZCNQo2JqgBjU1kGuQXmqUnHTeHblTQTUlV2NgYFJqEwrr4NLDqWyiFYZEKt-VylQyksJfh8LhrT1apFvo7OigVKCHVQt_qUW_6SXfUcNEPL6-BfJoPCKNUAkSljkqDbXQ-JOvl8r1E6qtObSLcd8DfoYHbwZiGqHuNBdhJb_9nwt5hASWSEI3WJZ-6EG5G3FbRn4Rflfo0frsm9vyts15Lvna3cCqNGj49fAZg0qtRtuWsPtTezlaxxRv6uU7LI3JPNwwB6h-FWg78oRCY2MM84khJ&tn=-R