Partia Socialdemokrate ka mbajtur konferencë për media në lidhje më propozimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës, raporton Sinjali.
Kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj, tha se do të ftojnë një takim me partitë opozitare.
Do të diskutohet për rezistencën ose kundërshtimin për rritjen e çmimit të energjisë.
“Do t’i vazhdojmë bisedimet, takimet e tubimet dhe do të hapim një peticion online“, tha Molliqaj.