image PSD: Arben Vitia është kthyer për të dështuar prap, kaq për shëndetesinë publike

Politikë

PSD: Arben Vitia është kthyer për të dështuar prap, kaq për shëndetesinë publike

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka riemëruar Arben Vitinë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë, raporton Gazeta Sinjali.

Pas kësaj pati reagime të shumta nga opozita dhe fytyra tjera publike në vend.

Sekretari Organizativ i PDS-së, Nol Nushi, ka thënë është kthyer përsëri dhe do dështojë përsëri si herave të tjera si ministër i Shëndetëisë.

Përmes një postimi në Facebook, Nushi ka thënë se Vitia është rikthyer “për të dështuar prap”.

“Arben Vitia ishte emëruar ministër për të bërë fushatë për kryetar komune. Dështoi si minister, e dështoi edhe në fushatë. Ai ishte përgjegjës për hapjen e masave që shkaktuan mijëra të infektuar e dhjetëra të vdekur. Për këtë ka Kallëzim Penal. Më pas u emërua drejtor i spitalit privat i cili u zhvillua shumë përderisa Vitia ishte minister. Tash kthehet prap për të dështuar prap. Kaq për shëndetesinë publike”, ka shkruar ai.

Gjithashtu Nushi tha Vitia ishte përgjegjës për hapjen e masave që shkaktuan mijëra të infektuar e dhjetëra të vdekur.

“Ai ishte përgjegjës për hapjen e masave që shkaktuan mijëra të infektuar e dhjetëra të vdekur. Për këtë ka Kallëzim Penal.”

Kujtojm se Vitia ishte ministër në këtë qeveri, më pas u largua pasi kandidoi për kryetar të Prishtinës, garë të cilën e humbi dhe më pas u angazhua drejtor i një kompanie laboratorike në vend.

/GazetaSinjali/